Një 35-vjeçar është vetëhedhur nga pallati në Tiranë. Për pasojë, 35 -vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Ai ka rënë nga lartësia mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se për shkak të plagëve që ka marrë ka humbur jetë direkt.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 20:00 në rrugën “Myslym Shyri”. 35-vjeçari është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, por nuk dihen arsyet që e çuan të ndërmarrë këtë veprim.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Policia tha se shtetasi i A. Q., 35 vjeç dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë.