-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Iku në lule të rinisë! Shqiptari vdes në aksident, shokët në lot: Ishte i veçantë

Kryesoret

E premtja ishte e zezë për një familje shqiptare në Itali që humbi djalin 23-vjeç në një aksident në Perugia. Viktima është Luka Cifci 23-vjeç.

Shqiptari në orët e para të ditës së djeshme po kthehej në shtëpi së bashku me katër shokë në një makinë “Alfa Romeo”. I riu ishte ulur në sediljen e pasme.

Makina si pasojë e shpejtësisë përfundoi jashtë rruge dhe barrierave mbrojtëse. Xhami i pasëm i makinës u thye dhe shqiptari përfundoi jashtë makinës duke ndërruar jetë në vend.

Katër shokët shpëtuan. I riu shqiptar kishte lindur në Greqi dhe më pas ishin zhvendosur me familjen në Itali. Ai ishte kuzhinier dhe punonte në një restorant.

“Pusho në paqe i dashur Luka. Ishte një djalë i mirë, një punëtor serioz dhe i buzëqeshur” janë disa nga postimet e shokëve dhe miqve të tij në rrjetet sociale duke ngushëlluar familjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit