Policia grek i ka vënë prandat e një personi tjetër i cilii dyshohet se ka përdhunuar 12-vjeçaren Athinë.
Gjithashtu burime policore bëjnë me dije se janë identifikuar edhe persona të tjerë që janë interesuar për seks me 12-vjeçaren.
Kujtojmë që tutori i saj, Ilias Michos, 53 vjeç e përdorte të miturën për prostitucion i duke postuar foto të saj në internet e më pas e dërgonte vajzën tek peronat e interesuar.
Ngjarja u zbulua disa ditë më parë nga tezja e së miturës e cila kishte vënë re sjelljen e saj të dyshimtë dhe në momentin që i kishte marrë telefonin kishte zbuluar të gjitha mesazhet, fotot dhe videot e shkëmbyera me 53-vjeçarin i cili dyshohet se fillimisht e ka përdhunuar të miturën në disa raste dhe më pas ka nisur ta prostituojë te klientë të ndryshëm kundrejt pagesës. Ajo që e bën ngjarjen edhe më të rëndë është zbulimi se dhe nëna e 12-vjeçares rezultoi e përfshirë në prostituimin e së bijës pasi nga mesazhet e shkëmbyera me 53-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij ajo ka kërkuar shpesh shuma tv ndryshme parash në këmbim të heshtjes./Kathimerinin