-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ligjin për të dobëtit, maliqin për oligarkët”, Blushi: Rama gjobit të moshuarit

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar historinë e një 82-vjeçareje nga Narta e Vlorës, që vijon seancat gjyqësore për një ndërtim pa leje, pasi po ndërtonte një kotec pulash.

Në një reagim në Facebook Blushi shkruan se Rama ligjin e zbaton vetëm për të dobëtin, ndërsa Maliqin për oligarkët.

Postimi i plotë:
Ligjin për më të dobtit, maliqin për oligarkët!
Në të njëjtën kohë që kujdeset personalisht për të ligjëruar katet pa leje të kullave në zemër të Tiranës, Kryeministri Edi Rama vazhdon të tregojë pa mëshirë forcën e ndëshkueshmërisë ndaj më të dobtëve në fshatrat e Shqipërisë.
Pas të moshuarës 82-vjeçare nga Narta e Vlorës, që u shoqërua me forcë në polici dhe sot endet gjykatave për një kotec pa leje, sot një tjetër rast revoltues vjen nga Kryekuq i Divjakës ku një çift të moshuarish janë gjobitur me 22.4 milionë lekë pasi rikonstruktuan banesën e dëmtuar nga tërmeti.
Ky është standardi i dyfishtë i Edi Ramës që sheh kotece e mure në fshatra dhe mbyll sytë për katet “ekstra” në Tiranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit