-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“S’doni të luftoni për Putinin”, Zelensky: Dorëzoni armët dhe ju japim garanci

Kryesoret

Presidenti i Ukrainës, Zelensky iu drejtua qytetarëve të Federatës Ruse duke i bërë thirrje të dorëzohen dhe të shpëtojnë jetën e tyre.

“Për qytetarët e Rusisë që nuk duan të marrin pjesë në këtë luftë kriminale, por që po dërgohen në këtë luftë, unë do t’ju kujtoj edhe një herë një mundësi. Të gjithë ata që dorëzohen në robërinë ukrainase do të shpëtojnë jetën e tyre. Të gjithë ata që vazhdojnë të luftojnë në ushtrinë ruse ose mes mercenarëve nuk do ta kenë një mundësi të tillë”, tha Zelensky.

Ai theksoi se Ukraina patjetër do të rifitojë atë që i takon.

“Ukraina garanton tre gjëra për çdo ushtar rus që dorëzohet. Së pari, do të trajtoheni në mënyrë të qytetëruar, në përputhje me të gjitha konventat. Së dyti, askush nuk do t’i dijë rrethanat e dorëzimit tuaj, askush në Rusi nuk do ta dijë se dorëzimi juaj ishte vullnetare. Dhe së treti, nëse keni frikë të ktheheni në Rusi dhe nuk dëshironi një shkëmbim, ne do të gjejmë një mënyrë për ta siguruar këtë gjithashtu”, tha Zelensky .

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit