Kryetari i PD-së, Sali Berisha i kërkoi drejtësisë që të veprojë për të vendosur përpara përgjegjësisë sekretarin e përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, i cili u pyet ditën e premte në SPAK. Ish-kryeministri Berisha listoi edhe veprat penale që duhet të përgjigjet Agaçi.
“Njeriu i dytë më i rëndësishëm për aferën e inceneratorëve hyri dhe doli serbes nga SKAPI i partisë.
Engjëll Agaçi, taksapaguesit shqiptarë e paguajnë vetëm që t’i thotë kryeministrit dhe këshillit të ministrave që vendimet që firmosin, përputhen ose jo me ligjin.
Agaçi, megjithëse enti i prokurimeve i drejtuar nga Eduart Ahmetaj, i bëri shkresë që procedura e prokurimit është e paligjshme.
Është prokurim me negociatë të mbyllur. Ai përgatiti aktin për të dhënë fondet për këtë prokurim të paligjshëm. Ai kërkon që të lajë duart, dhe të thotë që tenderin e shpalli ministrin” tha ai.
Ai tha më tej, se qytetarët mezi po presin që të ngrihen fuqishëm dhe “PD do u prijë këtyre protestave”.