-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akuzat britanike, Berisha: Absurde dhe do të skuqnin çdo njeri të civilizuar

Kryesoret

Kryetari i PD, Sali Berisha iu përgjigj akuzave britanike në Çim Peka Live.

Berisha tha se akti ndaj tij, si vendimi i SHBA ashtu edhe ai i Britanisë së Madhe, janë akte të mafies së George Soros.

Akuzat britanike, tha Berisha, janë absurde dhe do të skuqnin çdo njeri të civilizuar.

Lideri i opozitës iu përgjigj britanikëve është për akuzat sa i takon biznesmenit me shtetësi angleze, Damir Fazlliç.

Sali Berisha: Unë e kam shprehur dhe e shpreh.

Akti ndaj Sali Berishës është një akt i mafies së George Soros dhe unë besoj se kam qenë shumë i qartë. Kam marrë përgjegjësitë e mia në atë që kam deklaruar.

Siç e dini, ka absolutisht asnjë provë, asnjë fakt për këtë çështje. Ka dy gjëra. Po të marrim faktin e partneritetit të ngushtë që ekziston, mes SHBA dhe Britanisë së Madhe.

Britania e Madhe ka nxjerrë dy gjëra në treg për Sali Berishën, për gjërat më absurde që do të skuqnin çdo njeri të civilizuar. Ka nxjerrë një qytetar me emrin Fatjon Dauti, emrin e të cilit Sali Berisha e ka dëgjuar për herë të parë në jetën e tij ditën që i ka rënë derës dhe që Lulzim Basha tha se është bodyguardi i Berishës.

Njeri që s’e kisha dëgjuar kurrë.

Më thanë se ishte nga një familje e persekutuar nga Hasi dhe që ka punuar në Angli dhe është përzënë.

Se si mund të quhet një njeri i lidhur me krimin për shkak se në betejë partiake njëri i bie derës dhe ky tjetri s’e ka takuar kurrë në jetën e tij, s’ka patur asnjë lidhje, është mbështetës i PD.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit