-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços, Gjykata lë në burg Martina Pajollarin

Kryesoret

Matina Pajollari e akuzuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços në 18 qershor 2022 ka dalë sot para Gjykatës, për tu njohur me masën e sigurisë. Gjykata, me trupë gjykuese që kryesohej nga gjyqtari Besnik Shehu, vendosi ‘arrest me burg’ ndaj Pajollarit.

Ajo u arrestua më 14 tetor pasi policia arritit të siguronte prova se ajo ka bashkëpunuar me 3 autorët e arrestuar më herët, Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj.

Martina Pajollari dyshohet se ka qenë e lidhur me viktimën porse kishte edhe një raport të dyfishtë me Valter Mollajn, i cili është autori kryesor i vrasjes.

Pajollari, e cila dyshohet se është bashkëpunëtore në këtë ngjarje. Nga deklaratat e saj në polici ajo në një moment ka pranuar që ndodhej në vendngjarje në momentin kur është kryer krimi.

Për këtë çështje tre shtetas janë vënë pas hekurave më parë, Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Blenti Angjo janë të dyshuarit kryesor.

Tre të dyshuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kanë dhunuar e më pas hedhur trupin e pajetë të martin Çeços në rezervuarin e Kolanecit në Maliq.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit