-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi i kthehet Ramës: Fajëson Putinin për hajdutëritë e tij mizore!

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, në një reagim në Facebook, Tedi Blushi shprehet se kryeministri Edi Rama, fajëson presidentin rus Vladimir Putin , për hajdutëritë e tij mizore.

Më tej ai shprehet se Shqipëria po paguan kostot e korrupsionit 10-vjeçar të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Blushit, Shqipëria po paguan kostot e korrupsionit 10-vjeçar të Kryeministrit Kryehajdut që kërkon t’ia verë “fajin” Putinit për hajdutëritë e tij të njohura botërisht në të gjitha raportet ndërkombëtare.

‘Pasi shkatërroi shtetin ligjor përmes kapjes për fyti të drejtësisë dhe të gjithë institucioneve të pavarura, pasi ndërtoi pikërisht modelin putinian të shtetit dhe ekonomisë, “kujtohet” sot që për vjedhjet e inceneratorëve, PPP dhe afera të tjera korruptive t’ia lerë përgjegjësitë Putinit dhe nesër Perëndisë po nuk ra aq shi sa i duhet Kryehajdutit që ta shesë shumë më lirë se në tregjet ndërkombëtare dhe ta blejë prapë shumë më shtrenjtë se në tregjet ndërkombëtare.’, shkruan Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit