-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Disa mite rreth filtrimit që duhet t’i harroni

Kryesoret

Le ta pranojmë! Nuk është aq e thjeshtë të jesh single ndërkohë që do të jesh në një lidhje. Bota virtuale dhe aplikacionet e ndryshme ndoshta e lehtësojnë pak procesin, por ndonjëherë ndodh edhe e kundërta. 

Gjithsesi, edhe dëshira për të takuar dikë në mënyrë organike mund të shoqërohet me stres apo të shkaktojë ankth. Ndodh që njerëzit ndonjëherë e nxjerrin veten komplet jashtë botës së takimeve sepse besojnë në disa mite që s’duhet të besojnë.

3 më të famshmet i mësoni tani.

Miti nr.1: Unë duhet të dua veten para se të dua dikë tjetër

Duhet t’i kujtoni vetes se kur nisni një lidhje me dikë është e mundur që marrëdhënia të jetë e shëndetshme edhe nëse ti me veten ke probleme ende të pazgjidhura. Mund të punosh me veten pa i shkaktuar probleme marrëdhënies. 

Miti nr.2: Bota e dating duhet të jetë qejf

Eshtë një pakicë shumë e vogël njerëzish që përjetojnë eksperienca të shkëlqyera në takimet e para dhe jo vetëm. Jo gjithmonë gjërat shkojnë si do të donim ne. Në fakt, njohjet kërkojnë impenjim dhe shumë punë. Sigurisht që duhet t’ju shijojë procesi i njohjes, por mos mendoni se do të jetë gjithnjë kjo eksperienca që do të jetoni.

Miti nr. 3: Unë duhet të jem i motivuar që të dal në takime të reja

Njerëzit ndonjëherë e humbasin dëshirën për të arritur një objektiv edhe nëse ndoshta e duan një lidhje. Kur e ndjeni që motivimi është sfidë më vete, provoni veten sa sfidues është ky proces dhe fokusohuni tek gjërat që doni të arrini. Pra, fokusin mbajeni tek vlerat jo tek frikërat që mund të keni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit