Pak më parë një 60-vjeçare e identifikuar me inicialet Sh.S është mbytur në plazhin e Durrësit.
Sipas njoftimit të policë ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13 të Durrësit dhe e moshuara ishte banuese në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.