Nehat Elshani, një 28-vjeçar nga Prizreni, i cili u plagos rëndë mëngjesin e të shtunës, ka humbur jetën në spital. Po ashtu një 50-vjeçar, është i plagosuri i dytë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Autori i sulmit dyshohet se është një 33-vjeçar shqiptar, i cili ka plagosur me thikë shefin e tij të punës dhe i ka marr jetën kolegut.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën rreth orës 7:45 të mëngjesit në Nymfenburg të Mynihut, në afërsi të një stacioni të autobusëve.