-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Je kokrra e komunistit”! Sherr për “Dosjet”, Majko-Alibeajt: Ik ore, adoleshent-VIDEO

Kryesoret

Ka agravuar në sharje dhe ofendime mbledhja e Komisionit të Ligjeve duke detyruar kryetaren e këtij institucioni që të kërkojë 5 minuta pushim. Shkak është bërë debati për hapjen e dosjeve.

Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj kërkon hapjen totale të dosjeve dhe në momentin që miratohet ligji, institucionet të publikojë cdo dokument.

Të shkallmohet dera që mban mbyllur dosjet e komunizmit.

Çdo institucion i administratës ka detyrimin të publikojë bibliografinë e ish-sigurimit te shtetit për periudhën ‘44-‘91, të de-de-klasifikuara plotësisht sipas nenit 10 te ligjit.

Cdo person kërkon të drejtën të njihet me dokumentet dhe të kërkojë një kopje” tha Alibeaj.

Por deputeti socialist Pandeli Majko e ka kundërshtuar me argumentin se jo të gjithë, në rastin konkret të prekurit nga sistemi, mund të duan që të publikohet cdo detaj.

Ta lëmë si marrëdhënie mes viktimës dhe spiunit të tij, ju doni që të bëhet si Facebook. Ne këtu kemi të bëjmë me fate individësh, të viktimave dhe jo spiunëve.

Ti do të na vendosësh ne në pozitë të vështirë, që mazhoranca nuk do hapjen e dosjeve. Ne po diskutojmë për një dramë, që ka fate njerëzish brenda. Nuk e kanë mbajtur spiunët regjimin komunist, por disa të tjerë.

Po institsoni kaq shumë për t’i futur një bojë të djathtës që e keni bërë fërtele. Pas 30 vitesh, këto janë budallëqe që ju të na thoni ne që “nuk do të të hapni dosjet”.

Në dosje mund të ketë detaje që edhe viktima nuk do të dalin, por mund të ketë edhe njerëz të përndjekur, njerëz që kanë firmosur nën presion” tha Majko.

Kjo ka sjellë acarimin e tij akoma më shumë që iu drejtua Alibeajt me fjalët “Ik, ore, na vjen këtu na diskuton si adoleshent”.  “Je kokrra e komunistit” i tha Alibeaj.  

Klodilta Bushka ndërpreu mbledhjen pas kërkesës së Toni Gogut, “mbledhja doli jashtë kontrollit” tha deputeti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit