Policia e Shkodrës në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata” ka asgjësuar mbi 1288 fidanë dhe 479 bimë të dyshuara narkotike cannabisi sativa.
Policia e Vaut të Dejës ka gjetur dhe asgjësuar në territorin e njësisë administrative Shllak 277 fidanë dhe 479 bimë cannabisi.
Në territorin e Pult u gjetën dhe u asgjësuan 277 fidanë narkotikë cannabis sativa.
Ndërkohë po vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit.