-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërkoi njohjen e Kosovës, deputeti ukrainas vjen në Prishtinë

Kryesoret

Deputeti nga Ukraina, Oleksiy Goncharenko i cili bëri bujë të madhe me fjalimin e tij në Këshillin e Evropës ku bëri thirrje për njohje të Kosovës, javën tjetër do të jetë për vizitë në Prishtinë.

Goncharenko do të arrij në Kosovë më 27 tetor, ku do t’u drejtohet deputetëve dhe qytetarëve të Kosovës me një fjalim në Kuvend.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin vetë deputeti ukrainas.

“Po më 27 tetor do të jem në Kosovë ku do të flas në Kuvendin e Kosovës. Gjithashtu planifikoj të kem një takim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti”, u shpreh Goncharenko.

Ai bëri të ditur se ftesën për të vizituar Kosovën e ka marrë nga deputeti i LVV-së, Haki Abazi.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Telegrafin edhe deputeti Haki Abazi. “Po është e vërtetë që e kam ftuar për vizitë”, ka thënë shkurt Abazi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit