Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta paraqiti sot një projektligj për stimulimin e prodhimit të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme.
Së pari kërkohet lehtësia e procedurave të atyre që duan të prodhojnë menjëherë duke hequr kufizimet. Gjithashtu futjen e energjisë së prodhuar në rrjet dhe liberalizimin.
“Korrupsioni i kudogjendur. Për të çliruar potencialet që ka vendi ynë që të plotësohen nevojat tona për energji elektrike.
Ndryshimet synojnë liberalizimin dhe stimulimin e kapaciteteve të reja prodhuese duke kërkuar ndryshime në ligjin për sektorin e energjisë. Ndryshimi konkrete. Jemi në një bilanc katastrofik.
Qeveria ka frenuar dhe dekurajuar konsumatorët të prodhojnë vetë energji. Propozimi për futjen në rrjet të energjisë së prodhuar nga familjet nga impiantet voltaike do të prodhojë dhe kursejë energji. Kjo do të ulë humbjet në rrjet.
Ndaj për këtë qëllim kemi paraqitur këto ndryshime për nxitjen e prodhimit të energjisë nga burime të rinovueshme. E kemi depozituar në kuvend dhe kërkojmë procedim sa më shpejtë nga Kuvendi” tha Meta.