-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kriza detyron Gjermaninë të paralajmërojë mbylljen e spitaleve

Kryesoret

Disa spitale gjermane mund të falimentojnë për shkak të krizës së energjisë dhe inflacionit.

“Nëse nuk reagojmë shpejt dhe gjithashtu në mënyrë drastike, do të ketë mbyllje,” tha Karl Lauterbach ministri i Shëndetësisë në Gjermani , duke shtuar se ai do të negociojë me ministrin e financave Christian Lindner të martën për më shumë ndihmë qeveritare për spitalet.

Për thirrjet për të ekzistuar një lloj “fondi special” për spitalet në Gjermani, i ngjashëm me fondin special prej 100 miliardë eurosh (97.4 miliardë dollarë) për ushtrinë, Lauterbach nuk i priti mirë. “Ne nuk mund të vendosim një fond të veçantë për çdo zonë”, tha ai. “Në fund të fundit“, vazhdoi Lauterbach, “çdo gjë duhet paguar“.

Sfondi i komenteve të Lauterbach janë kërkesat e Shoqatës Gjermane të Spitaleve për ndihmë të shpejtë nga politikanët. Shoqëria ka frikë nga mbyllja e shumë spitaleve. Sipas Shoqatës Gjermane të Spitaleve, hendeku i financimit për kostot materiale dhe energjinë arrin në rreth 15 miliardë euro në 2022 dhe 2023.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit