Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë pasi ishin duke drjtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.
Bëhet fjalë për një 33-vjeçar, i cili u kap në lagjen 13, në Durrës dhe brenda në automjet iu gjet një sasi kanabis sativa, si dhe mjeti për grirjen e hashashit.
“Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një grirëse hashashi.
Pas testit me AquilaScan, drejtuesi i automjetit ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.
Në përfundim të veprimeve, drejtuesi i automjetit, shtetasi M. B., 33 vjeç, banues në Durrës, u arrestua në flagrancë,” ka njoftuar policia.
Po ashtu në Shijak është arrestuar një 25-vjeçar, i cili ishte duke drejtuar mjetin nën efektin e drogës si dhe iu gjet në makinë një sasi e konsiderueshme kanabisi.
“Shërbimet e Policisë Rrugore kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. K., 25 vjeç, banues në Shijak, sepse pas testimit me AquilaScan ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale,” ka shtuar policia.