-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mori 5 mijë euro nga trafikanti, drejtuesi i policisë: Më duheshin për fëmijën me kancer

Kryesoret

Një drejtues i lartë policie në Itali gjatë hetimeve ka rezultuar se ka marrë 5 mijë euro ryshfet nga një shqiptar.

Sipas mediave italiane, shqiptari ka kryer një transfertë bankare në llogarinë e komandantit. Ai ka qenë me arrest shtëpie, pasi kishte organizuar trafikun e drogës.

Ai ka pasur leje për të lëvizur vetëm disa orë në ditë, ku mbrëmjen e djeshme është ndaluar nga policia pasi kishte thyer orarin.

Pas verifikimit të transfertës bankare, shqiptari deklaroi përpara policisë se shumën prej 5 mijë euro ia ka kërkuar drejtuesi i stacionit të policisë së Foligno, Franceco Matalone.

Sipas dëshmisë së tij, drejtuesi i policisë ia ka kërkuar shumën për të ndihmuar një fëmijë të sëmurë për të paguar operacionin për kancer në kokë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit