-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër takohet Paloka-Bardhi! Baçi i liron karrigen Alibeajt: Baza do bashkim

Kryesoret

Baza e PD-së është duke pritur bashkimin e partisë përpara zgjedhjeve lokale. Kështu thanë të paktën drejtuesit e tre qarqeve të pjesës së PD-së që drejtohet nga Sali Berisha.

“Për qarkun e Korçës strukturat janë plotësuar me të gjithë elementët. Tani jemi gati për primaret për zgjedhjet vendore. 

Ne e dimë që në grupin parlamentar ka një ngërç, që është e domosdoshme të kapërcehet. Kapërcimi arrihet përmes bisedimeve.

Uroj që të dalim me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore”, tha Edmond Spaho.

Ne kemi thënë vazhdimisht që dyert e PD janë të hapur për çdo demokrat që vendos t’i bashkohet shumicës”, tha Bardh Spahia, kryetar bashkie dhe drejtues i PD-së për qarkun e Shkodrës.

Drejtuesi i Fierit, Luan Baçi shkoi edhe më tej duke liruar karrigen e tij për Enkelejd Alibeajn. “Baza është e gjitha bashkë dhe duan që të bisedojnë, pavarësisht skepticizmit tim që e kam shprehur se nuk kam besim te z. Bardhi.

Jam i gatshëm me z. Alibeaj dhe të gjithë deputetët etj të Fierit të dalim në bazë. Baza me zor e pret. Madje do ia lija vendin tim si drejtues qarku, vetëm të vinte”, u shpreh ai.

Nesër pritet që të takohet për herë të parë Edi Paloka nga grupi i Berishës dhe Gazment Bardhi nga grupi i Enkelejd Alibeajt për të diskutuar për të dalë me një kandidat në zgjedhjet lokale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit