Në tre drejtime është vendosur aksioni i PD-së. Së pari sot Sali Berisha mblodhi drejtuesit politikë të qarqeve duke dhënë udhëzimet.
Në mbledhje është analizuar situata në terren, mbi organizimin e degëve, plotësimin e strukturave dhe anëtarësimet e reja.
Kryetari i PD Sali Berisha ka theksuar se aksioni politik do të shtrihet njëkohësisht në dy drejtime; Organizimin e primareve dhe organizimin e protestave.
Hapi i dytë është bashkimi. Nesër kryetari i këshillit kombëtar të PD-së, Edi Paloka do të takohet me Gazment Bardhin, përfaqësues i grupit të Enkelejd Alibeajt për të diskutuar mbi procesin e bashkimit.
Hapi i tretë. Drejtuesit e qarqeve po vendosin objektivat. Drejtuesja e qarkut të Lezhës, Jozefina Topalli tregoi për mediat objektivat që ka në zgjedhjet lokale.
“Është një bazë shumë e mirë me të cilën mund të punohet për të fituar edhe bashkinë e Lezhës, edhe në Kurbin, edhe në Rrëshen” tha ajo.