-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përse e quajtët Dumën ‘Nora e Kelmendit’? Berisha: I dha Ramës përgjigjen epike, s’do harrohet kurrë

Kryesoret

Sali Berisha tha se Grida Duma u tregua shumë e guximshme kur iu përgjigj kryeministrit Edi Rama në foltoren e Kuvendit duke i thënë se në vend të trurit ka aparatin tretës.

Sipas Berishës, kjo deklaratë e Grida Dumës ndaj Ramës do të mbahet mend përgjithmonë ashtu si boja që Edi Paloka i hodhi në fytyrë kreut të qeverisë në Parlament.

Pas 100 vitesh ata që do lexojnë, do gjejnë një grua (Grida Duma) e cila i vuri kësulën që meriton pashait (Edi Ramës), më të merituarën që mund t’i vinte.

Ky pasha përdori një gjuhë që s’mund ta përdorte kurrë në atë Kuvend, dhe ky pasha dy vjet më parë në fushatë i lejoi vetes një akt rrugaçërie të pashembullt ndaj saj.

Grida Duma u ngrit në zenitin e guximit, mençurisht shfrytëzoi momentin e deklaratës së tij dhe i dha përgjigjen më epike.

Nëse nuk e dimë se ç’ndodhi me vuçpashain nga thika e Norës, shqiptarët do ta dinë se çfarë ndodhi me gojën e Edi Ramës nga përgjigja e Grida Dumës se në çfarë u shndërrua goja e Ramës.

Siç do mbahet mend boja e zezë e Edi Palokës do mbahet mend edhe përgjigja epike e Grida Dumës. Akti i saj i jashtëzakonshëm, tregoi guxim. I dha Ramës atë që i takonte.”-tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit