-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-“Seriali”/ Bëri namin me vjedhje, arrestohet i riu në Durrës

Kryesoret

Policia e Durrësit ka arrestuar një 21-vjeçar me iniciale A.L për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.

Pas një hetimi disamujor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është finalizuar operacioni policor i koduar “Seriali”.

Sipas njoftimit të policisë dyshohet se i riu, nga muaji prill deri në muajin tetor të këtij viti, ka vjedhur shuma parash, steka me cigare dhe produkte të ndryshme ushqimore, në 15 subjekte të ndryshme private në qarkun e Durrësit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mjete të ndryshme, që i riu i përdorte për kryerjen e vjedhjeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit