Një 32-vjeçar në Shkodër ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur duke kultivuar kanabis.
Marçel Shpijati kishte përshtatur një dhomë në banesën e tij me drita dhe kishte kultivuar kanabis në vazo. Gjatë kontrollit të banesë policia i gjeti dhe sekuestroi armë, drogë, fidanë narkotikë të kultivuar dhe bimë narkotike në proces tharjeje.
“Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit M. Sh., në Dajç, Shkodër, në të cilën shërbimet e Policisë kanë evidentuar një dhomë që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave elektrike.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në ambientet e banesës kanë gjetur 20 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në vazo plastike, bimë të dyshuara narkotike në proces tharjeje dhe lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë rreth 1.2 kg, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me pajisjet elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura“, ka njoftuar policia.