-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Pista dhe misteri! Kush është dhe si u vra shqiptari në Londër?

Kryesoret

Një 27-vjeçar me origjinë shqiptare u gjet i pajetë mbrëmjen e djeshme pranë stacionit të metrosë në Londër. Viktima është Lumturi Zeqja. Ngjarja e rëndë në Londrën Lindore. Policia është njoftuar për rastin nga një telefonatë anonime.

Sipas medieve vendase për arsye ende të paditura shqiptari është konfliktuar me një person tjetër.

Policia gjeti në vendngjarje shqiptarin e pajetë, dhe një tjetër person të plagosur i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht i plagosuri po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur. Autoritetet londineze po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Një zyrtar i policisë, Adam Callaghan tha: “Hetimi ynë po ecën me ritëm dhe ne po ndjekim një sërë linjash hetimi. Prioriteti ynë është gjetja e personit përgjegjës dhe gjetja e drejtësisë për viktimën dhe familjen e tij”.

Drejtuesi i policisë në Waltham Forest dhe Newham, tha: “Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen dhe miqtë e z. Lumturi për humbjen e tyre tragjike.

Unë mund të kuptoj se ky incident do të ketë shkaktuar shqetësim dhe tronditje në komunitetin lokal dhe do të doja të siguroja banorët se do të kemi oficerë lokalë që do të patrullojnë në zonë.

Ju lutemi flisni me këta oficerë; ata do të ndihmojnë në zbutjen e çdo shqetësimi që mund të keni”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit