-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e vrau “Tarzanin”? “Gishti” i porositësit dhe dëshmia e killerit: Plani i hakmarrjes

Kryesoret

SPAK tërhoqi sot aktet nga gjyqi për Erion Alibejn, që po gjykohej në Gjykatën e Posaçme si porositës i vrasjes së Emiliano Ramazanit dhe Regis Runajt në Elbasan. Shkak janë bërë deklarimet e Nuredin Dumanit, që është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.

SPAK theksoi se duke qenë se deklarimet e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt janë të ndryshme me ato që ka thënë i penduari tjetër i drejtësisë Euglent Halili, dosja për Alibejn tërhiqet nga gjykimi për hetime shtesë.

Por ku e nxori Dumani emrin e tij?

Emri i Erjon Alibejt ka dalë tek dëshmia e Nuredin Dumanit për një takim mes tij dhe kunatit të këtij të fundit (Erion Alibejt) Arjan Spahiu. Sipas Dumanit, Arjani i kishte kërkuar llogari pse ai kishte marrë pjesë në vrasjen e trefishtë në Bradashesh të Elbasanit, si dhe tek vrasja e Andi Zylyfit në Peqin.

Dumani, thotë se këto pretendime nuk ishin të vërteta. Po sipas vrasësit me pagesë, tashmë të penduar, Spahiu i kishte besuar dhe i kishte kërkuar ndihmë për eliminimin e personave që kishin marrë pjesë në ngjarjen, ndaj Enea Alibejt ose siç thirrej ndryshe me nofkën “Tarzani”. Aty ka takuar për herë të parë Erjon Alibej, sipas tij.

Unë në takim i thashë Arjanit se kush e kishte bërë porosinë dhe kush e kishte kryer ekzekutimin e trefishtë në Bradashesh, vrasjen e vëllezërve Baho në Peqin dhe vrasjen e Andi Zylyfit” shprehet Dumani. Këto dëshmi të reja të Nuredin Dumanit kthyen dosjen e Erion Alibejt nga gjykata e posaçme për ta plotësuar me akuza dhe hetime të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit