Një 60-vjeçar është arrestuar në Divjakë, pasi kishte ndërtuar një objekt pa leje, në zonën e mbrojtur të plazhit të Divjakës.
Gjithashtu policia e Mallakastrës arrestoi shtetasin Xh.B banues në Kalenjë, Mallakastër, pasi është konstatuar jashtë banesës së tij, në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.