-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Nesër nisin përgatitjet për protesta! Rama injorant, e kaloi vijën e kuqe

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi sot se nesër do të hedhë hapin e parë për nisjen e protestave. Ai tha se do të takohet me drejtuesit e degëve të Tiranës, por edhe sindikatat, të fundit të pedagogëve dhe grupet e interesit për të nisur një lëvizje kundër qeverisë.

Nesër do të takojmë me kryetarët e degëve të Tiranës, të ndajmë detyrat dhe të angazhohemi në një veprimtari shumë planëshe.

Primaret janë primare dhe protestat janë protesta. Kjo qeveri i ka kaluar vijat e kuqe. Sot, mendjet dhe zemrat e shqiptarëve janë te opozita dhe PD. Ne nuk do i zhgënjejmë. Tirana në krye dhe beteja fillon” tha ai.

Paralajmërimin e Edi Ramës për vendosjen e taksës së jashtëzakonshme për prodhuesit e energjisë e cilësoi injorancë.

Prodhuesit e energjinë kanë investuar dhjetëra milionë. Injorant, kthehet tek taksa e të atit, taksa e jashtëzakonshme. Ata duhet të nxjerrin investimin në radhë.

Sot thoshte, ata kanë fat, kanë fitime përrallore. Ata fat mund të kenë, por duhet të nxjerrin investimin që kanë bërë në HEC. Ky do të kthejë taksën e ’46, taksën e jashtëzakonshme” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit