Deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar pas takimit me grupin parlamentar të PD-së.
Ai nuk ka pranuar të flasë për bisedën që ka zhvilluar mes Palokës, por ka tërhequr vëmendjen e grupit të Berishës për mini të procesit dhe ngurtësinë të bashkëpunimit.
Për takimin me Palokën ai ka shtuar se thjeshtë ka pirë kafen e mëngjesit me Palokën dhe kanë biseduar pa propozim konkretë.
“Në fakt, nuk do të zbardh detaje nga takimi me Palokën, por po ju konfirmojë ka qenë konstruktivë dhe me frymë bashkëpunimi për të gjetur një mekanizëm që do të sigurojë bashkimin e demokratëve.
Kemi shkëmbyer thjesht mendime dhe apeli im është që një anshmëria nuk e ndihmën procesin,” u shpreh ai, por teksa u pyet nga ana tjetër për primaret ai u rezervua të përgjigjej drejtpërdrejtë por ka kërkuar mos ngurtësimin e procesit.