-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skanerët apo policët? Kush është dora “e fshehtë” në trafikimin e drogës nga Tirana në Stamboll

Kryesoret

Dy raste flagrante të trafikimit të kanabisit janë goditur nga policia turke brenda tre ditëve. Ngarkesa të mëdha droge janë nisur nga aeroporti i Rinasit drejt Stambollit, ku të përfshirë janë turq dhe shqiptarë.

Dyshohet se ky është korridori i ri i drogës i përdorur nga trafikantët, por pse më herët nuk ka kaluar droga nga linjat ajrore?
Kontrollet e skanerit të valixheve apo çantave si dhe qentë antidrogë do të ndiznin alarm për policët e kontrollit dhe ata kufitar, dhe kjo do të bënte që dërgesa të dështonte dhe trafikantë të përballeshin me drejtësinë.

Por si ndryshuan kontrollet?

Tre shqiptarë, mes tyre dhe një efektiv policie Florenc Bicerri kaluan mes aeroporti të Rinas me rreth 100 kg kanabis dhe arritën ti shpëtonin kontrolleve. Ende nuk dihet nëse gjatë kalimit të bagazheve ka pasur probleme skaneri, apo Bicerri arriti të korruptonte policët e kontrollit.

Ai u kap së bashku me dy shokët e tij në një parkim në Stamboll.

Vetëm një ditë pas kësaj ngjarjeje dy shtetas turq, udhëtuan nga Rinasi drejt Stambollit me dy valixhe me 31 kg kanabis. Ata i shpëtuan çdo kontrolli në Rinas, edhe pse sinjali “ALERT” u ndez nga skaneri, policët e kontrollit nuk reaguan duke i lënë turqit të kalonin lirisht.

Ata u arrestuan në Stamboll pas kontrollit me qentë antidrogë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit