-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trafikantët e emigrantëve/ Policët e arrestuar grekë kanë lejuar kalimin ilegal të më shumë se 1700 shqiptarëve

Kryesoret

Policia greke ka arrestuar 14 persona, mes tyre edhe 7 efektivë të policisë në pikën kufitare të Kristalopigisë që lidh shtetin helen me Shqipërinë. Sipas mediave greke, grupi i policëve dyshohet se u ka siguruar hyrjet dhe daljet në mënyrë ilegale më shumë se 1700 shqiptarëve.

Nga  hetimi i deritanishëm është konstatuar se anëtarët e  organizatës kriminale janë përfshirë gjithsej në të paktën 77 raste, ndërsa fitimet kapnin shifrën e 700 mije eurove, raporton Protothema.

Çdo oficer policie i përfshirë në rrjet, merrte një shumë mujore  nga 2000 deri në 10000 euro. 7 policet e arrestuar, shërbenin në departamentin e Kontrollit të Pasaportave, ndërsa në dosjen e krijuar janë përfshirë gjithsej 123 persona, mes të cilëve dy policë të tjerë. për krime të ndryshme.

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve në Greqi, anëtarët e organizatës kanë qenë aktivë të paktën që nga viti 2020 dhe kanë lehtësuar hyrje-daljet e të huajve, qoftë pa dokumente udhëtimi, qoftë me certifikata false për personat që kishin shkelur kohëzgjatjen maksimale të qëndrimit ligjor në vend, ose ishin në pritje të vendimeve për dëbim, por edhe për personat për të cilët kishte ndalim hyrje-dalje dhe kalonin pa kontroll.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit