-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hakerat iranianë godasin sërish, këtë herë nxjerrin të dhënat e kreut të SHISH

Kryesoret

Hakerat iranianë nuk ndalen. Pas ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, radhën e ka pasur një tjetër zyrtar i lartë. Dhe nuk bëhet fjalë për një zyrtar të zakonshëm, por për Drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo.

Në kanalin e tyre në Telegram “Homeland Justice”, publikuan një dokument me të gjitha të dhënat e kreut të SHISH. Në dokument janë të gjitha të dhënat personale të kreit të SHISH.

Së pari, aty renditen të gjitha të dhënat personale të Bendos. Gjendet numrat e telefonit, adresa e saktë, makinat që ka në zotërim ai dhe bashkëshortja e tij. Janë publikuar numri i kartës së identitetit dhe të gjitha numrat e pasaportave që zotëron (të zakonshme apo diplomatike). Janë të publikuara të gjitha hyrjet dhe daljet e kreut të SHISH nga territori shqiptar.

Dokumentet me të cilat ka udhëtuar nga 2005 deri në 2021. Janë publikuar të përshkruara të gjitha udhëtimet e tij jashtë vendit nga 1 prilli 2005 (kur ka shkuar në Athinë) dhe deri në 22 mars 2022 kur ka dalë me makinë nga pika kufitare e Qafë Botës. Bëhet fjalë për 63 udhëtime gjithsej jashtë vendit ku përfshihet, Greqia, Italia, Turqia, Austria, etj.

Duket qartë se këto të dhëna janë marrë nga sistemi TIMS i cili u sulmua në shtator të këtij viti. Në mesazhin e tyre grupimi “Homeland Justice” kërcënon autoritetet shqiptare për mbrojtjen që u kanë dhënë atyre që i quajnë terroristë të MEK.

“Për sa kohë që ju nuk mbani një “fre” të ngushtë mbi aktivitetet terroriste të MEK-ut dhe për sa kohë që anëtarët e varfër të MEK-ut nuk “lidhen” në vende të tjera, publikimet tona do të jenë të vazhdueshme. Nëse doni ndonjëherë të mbani një Shqipëri të sigurt, i jepni fund jetës së garnizonit të banorëve të Durrësit dhe jepuni atyre kënaqësinë e një jete qytetare dhe urbane” – thuhet në mesazhin tyre

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit