-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I vunë bombë në Bllok, pronarja flet për “5pyetjet.al”: Autori të gjejë vend dhe të futet

Kryesoret

Zona e Bllokut në Tiranë u trondit si pasojë e shpërthimit të një sasie eksplozivi në një dyqan kozmetik në rrugën “Sami Frashëri” në pronësi të Enisa Pirollit. Shpërthimi shkatërroi gjithçka që kishte brenda. Banorët e pallatit dolën me shpejtësi të tronditur.

Ngjarja ndodhi në mesnatë. Pronarja e biznesit Enisa Pirolli u shpreh në një komunikim për “5pyetjet.al” se nuk e ka idenë se kush është autori, pasi “nuk kam konflikte”. E tronditur, pronarja thotë se “biznesin do ta ngre sërish”, ndërsa ka një paralajmërim për autorin, “nëse nuk ka ngatërruar shënjestër, të gjejë vend dhe të futet”.

Ndihem shumë e frikësuar dhe e tronditur. Nuk kam asnjë dyshim dhe uroj të mos e marr vesh, nëse ka ndonjë hasmëri me mua, sepse vetëm jam mundur për mirë për të gjithë. Kamerat nuk i kam parë. Kam qenë në komisariat deri në 02:00 të mëngjesit. Nuk kam asnjë dyshim. Biznesin do ta hap sërish. Ishalla e ka vendosur gabim, ose të gjejë vend dhe të futet” tha Enisa Pirolli për “5pyetjet.al”.

Paraprakisht nga grupi hetimor mësohet se kamerat kanë arritur që të fiksojnë autorin, i cili ka qenë i maskuar me kapuç dhe se është larguar me një makinë tip Golf, ngjyrë të zezë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit