-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ka punime! Skema, si devijohet trafiku në autostradën Tiranë-Durrës

Kryesoret

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur sot punimet në një pjesë të segmentit në autostradën Tiranë-Durrës dhe si pasojë lëvizja do të bëhet me një korsi. Si do të devijohet trafiku dhe sa do të zgjasin punimet, ARRSH publikoi një njoftim të detajuar për përdoruesit e rrugës.

“Në kuadër të zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes, më datë 19 tetor 2022 në orët e para të mëngjesit do të fillojë rehabilitimi i shtresave asfaltike të aksit rrugor Tiranë–Durrës, proces pune që sipas grafikut të hartuar do të zgjasë 25 ditë për të dyja senset e lëvizjes.

Procesi i punës do të fillojë nga Ura e Dajlanit në drejtim të Tiranës (deri në mbikalimin e Kasharit). Do të punohet me njërën korsi, përkohësisht të bllokuar, për një gjatësi prej 500m, sipas skemave të miratuara të menaxhimit të trafikut në bashkëpunim me Policinë Rrugore.

Njëra korsi lëvizjeje do të jetë e lirë për drejtuesit e mjeteve dhe tjetra do të jetë përkohësisht e bllokuar në një gjatësi prej 500m. Me përfundimin e punës në këtë gjatësi, bllokimi do të spostohet në 500m të tjerë për vijimin e punës.

Me qëllim shmangien e aksidenteve, udhëzojmë drejtuesit e mjeteve, të zbatojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në objekt. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve për këtë ndërhyrje që do të kryhet!” – njofton ARRSH.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit