-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ke 30 mijë euro, hidhe në erë biznesmenin”! SPAK çon të fortin e Tiranës në gjyq

Kryesoret

SPAK ka çuar në gjyq dosjen në ngarkim të Gjergj Cukalit për shpërthimin me eksploziv ndaj biznesmenit Gjon Mena në Kamzë.

Në dosje janë edhe dy emra të tjerë; Enver e Edmond Jamaku. Të tre këta persona janë të dyshuar për atentatin në 9 shkurt 2021.

Të dyshuarit akuzohen për vrasje në tentativë dhe grup të strukturuar kriminal. Në krye akuzohet se qëndronte “i forti” i “Myslym Shyrit” Gjergj Cukali që drejtonte vrasësit me pagesë.

Jamaku deklaroi se Cukali i kishte premtuar 30 mijë euro në këmbim që ai të vendoste tritolin në mjetin e biznesmenit Mena. Si pasojë e shpërthimit Mena pati dëmtime në gjymtyrë.

Pas rrëfimeve të vëllezërve Jamaku u zbuluan edhe disa baza me armatime në Tiranë, mes tyre arsenali i armëve në 10 prill 2021 banesën e Sokol Xhurës në një tunel të fshehur midis mureve në banesën e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit