-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kundër trajnimi i ushtarëve ukrainas në Kroaci, kryeministri: Vendim i nxituar

Kryesoret

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, dënoi kundërshtimin nga ana e presidentit Zoran Millanoviq, ndaj ofertës së Ministrisë së Mbrojtjes që ushtarët ukrainas të trajnohen në Kroaci.

“Shteti kroat, me vendimet e Qeverisë, ka muaj që e mbështet ushtarakisht Ukrainën. Bëhet fjalë për politikën e Kroacisë në kuadër të aktiviteteve më të gjera të Bashkimit Evropian”, tha Pllenkoviq, më 19 tetor, në mbledhjen e Qeverisë kroate.

“Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Gordan Gërlliq Radman, në takimin e Këshillit të BE-së më 17 tetor, bashkë me 20 ministra të tjerë të punëve të Jashtme të vendeve anëtare, ka shprehur në parim gatishmërinë e Kroacisë për të marrë pjesë në trajnimin e ushtarëve ukrainas”, tha Pllenkoviq.

Ai gjithashtu shtoi se bashkë me Kroacinë, 12 vende të tjera kanë shprehur gatishmërinë që këtë trajnim ta kenë në territorin e vendeve të tyre.

“Shpreh shqetësimin tim për reagimet e presidentit Millanoviq dhe aq më tepër për mbështetësit e tij në Parlament, të cilët në esencë po ekspozojnë pikëpamjet e tyre pro-ruse”, tha kryeministri kroat.

Disa parti opozitare të qendrës së majtë dhe parti opozitare të krahut të djathtë mbështetën kundërshtimin e Millanoviqit për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Kroaci./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit