-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Në krye të pedagogëve është SHIK-si! Mbrapa tij Meta dhe Berisha

Kryesoret

Pas refuzimit të rritjes së pagave 30% këtë vit, kryeministri Edi Rama nisi hakmarrjen kundër pedagogëve që janë prej tre ditësh në protestë. Nga Gjirokastra, ai tha sot se në krye të Sindikatës së Pedagogëve është një ish njeri i SHIK-ut, referuar Sandër Kovaçit.

Ata pedagogë, sindikatë, me një të SHIK-ut në krye, që kërkojnë prapë rritje page, në kushtet që u është rritur paga më shumë se të tjerëve. Një pjesë ua ka rritur qeveria, një pjesë autonomia. Ata ta harrojnë që do të kenë një rritje tjetër.

Sepse rritjen tjetër do ta kenë zjarrfikësit dhe pensionistët, mësuesit, infermierët, mjekët, policët dhe ushtarakët. Për ata mesazhi im është i thjeshtë; nuk jeni as si pensionistët, as si ushtarakët, që marrin një gjë fikse. Jeni me autonomia. Nxirreni vetë duke bërë projekte” tha Rama.

Për kryeministrin është e qartë; pas pedagogëve qëndron opozita. Nuk i përmendi me emra Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Por kur foli për “non grata” dhe sipas tij spiunë të fshehur prej 30 vitesh, referenca ishte e qartë duke pasur parasysh aksionin e fundit të “Dosjeve” për kreun e PL-së.

U thonë ata të rublave, dilni dhe bërtisni, të rrëzojmë regjimin. Një figurë e SHIK-ut famëkeq, nuk mund të japë orientim dhe t’i imponohet dot bashkë me një zinxhir foltorexhish, që kanë ngatërruar foltoren.

Bëjnë protesta për të çuar ujë në mullin e çorbës së ujërave dhe spiunëve të fshehur në 30 vite. të bësh protesta si skuth, sikur ke hallin e të gjithë pedagogëve, që shumica dërrmuese është duke thënë mësim.

Kush po i shantazhon? Nëse ka një subjekt të shantazhuar është qeveria, nga ekranet, që i kanë kthyer në frëngji për të gjuajtur, por pakte nuk ka” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit