-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

23 ditë në koma! Shpresë për djaloshin shkodran, niset drejt Italisë

Kryesoret

Klevis Gjeluci, i riu shkodran në koma nga 27 shtatori i këtij viti, nis “udhëtimin e shpresës”. Burime pranë familjes të të riut, bëjnë me dije se i riu që aksidentua me mjetin e tij në Shkodër, është nisur drejt Italisë.

Fillimisht u mendua se udhëtimi do të kryhej me avion, ndërsa duke parë gjendjen e Klevisit, mjekët e një spitali privat në Tiranë, bashkë me familjen e 20 vjeçarit, vendosën që udhëtimi të kryhej me një ambulancë speciale të vënë në dispozicion nga spitali.

Ndërkohë, prindërit, nëna dhe babai i Klevis, janë tashmë në Romë ku presin djalin e tyre të mbërrijë në Itali përmes rrugës tokësore. Mësohet se i riu do të shtrohet në spitalin “Gemelli” të Romës, një nga më të mirët jo vetëm në Itali por edhe në Europë e botë.

Përmes rrjeteve sociale, u nis një fushatë për mbledhje fondesh për të mundësuar udhëtimin e kurimin e Klevisit në Itali. Në më pak se një javë, u arrit të mblidhej një shumë e konsiderueshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit