Një akt ri është ndërmarr në kuadër të kursimit të energjisë elektrikë.
Këtë herë kursimi ka kapur godinat publike dhe objektet kulturore.
Sipas dokumentit të dorëzuar nga qeveria shqiptare në Kuvend parashikohet që pas orës 22:00 do të ndërpritet ndriçimi në çdo rrugë ndërqytetase kryesore dhe dytësore, si dhe në ndriçimin e jashtëm të godinave publike, i objekteve të kulturës, monumenteve, shesheve dhe shatërvanëve.
Po ashtu kondicioneri nëpër institucionet shtetërore nuk duhet të gradohet në temperaturë më të ulët se 27 gradë gjatë verës, ndërsa gjatë dimrit nuk duhet të jetë më i lartë se 21 gradë për të reduktuar konsumin e energjisë elektrike të godinave.