-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina: Rusia do hapi front lufte nga Bjellorusia

Kryesoret

Një zyrtar i lartë ushtarak ukrainas thotë se ekziston rreziku në rritje që Rusia të hapë një front të ri në luftë përmes koordinimit të saj me Bjellorusinë, duke e përdorur atë për të shkurtuar furnizimet ushtarake në Ukrainë.

“Kërcënimi i forcave të armatosura ruse për rifillimin e ofensivës në frontin verior po rritet,” tha Oleksii Hromov, një zyrtar i lartë në Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë, në një konferencë shtypi në Kiev.

“Këtë herë, drejtimi i ofensivës mund të ndryshohet në (pjesën perëndimore) të kufirit Bjellorusi-Ukrainë për të prerë arteriet kryesore logjistike të furnizimit me armë dhe pajisje ushtarake në Ukrainë nga vendet partnere.”

Hromov tha se forcat mbrojtëse të Ukrainës “po merrnin masa për të siguruar mbulim të besueshëm të kufirit shtetëror të Ukrainës dhe qytetit të Kievit nga drejtimi verior. Në rast se armiku vendos të hapë të ashtuquajturin frontin e dytë, domethënë të kryejë veprime sulmuese nga Republika e Bjellorusisë, ne do të jemi të gatshëm për një përgjigje adekuate.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit