-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministria e Brendshme i përgjigjet akuzave të Shehajt: Bllokuam pallatin ku deputeti ka aktivitetin,  560m2 pa leje!

Kryesoret

Pas Kryeministrit Edi Rama, edhe Ministria e Brendshme i është përgjigjur akuzave të deputetit Agron Shehaj se qeveria ka bllokuar qëllimisht biznesin e tij duke i sjellë efektivët e policisë që i bllokuan aktivitetin.

Ministria sqaron se pallati ku Shehaj kishte vendosur biznesin e tij, ka 560m2 pa leje, ndaj në bazë të vendimit të qeverisë, është ndërhyrë nga ana e policisë dhe IKMT-së. Ministria shton se deputeti Shehaj është përpjekur të sulmojë institucionet për të mbrojtur paligjshmërinë e tij.

‘Me një sqarim të detyruar, por jo të dëshiruar, Ministria e Brendshme u përgjigjet akuzave të deputetit Agron Shehaj, që vijnë nga salla ku presupozohet se ai ka shkuar për të diskutuar e marrë vendime të rëndësishme për ata që e kanë votuar. Ai sot është përpjekur të sulmojë institucionet ligjzbatuese dhe të ‘mbrojë’, paligjshmërinë e tij. Fotoja që publikoi deputeti Shehaj është dëshmi e saktë, e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe IKMT në krye të detyrës, për bllokimin e një ndërtese subjekt i ligjit për penalizimin e ndërtimeve pa leje me qëllim fitimi.’, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Sipas Ministrisë, është pikërisht ky objekt me mbi 55% shtesë kati, ose thënë ndryshe 560 m2 pa leje, ku kompania e deputetit Shehaj ka vendosur aktivitetin. E megjithë, sipas MB, paligjshmërinë në flagrancë, nga shkelësi artikulohet me lehtësinë më të madhe, akuza për mbyllje biznesi të ndershëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit