Mbrëmjen e kaluar patrulla e policisë, ka ndjekur një 32-vjecar për të identifikuar dokumentet.
Sapo patrulla i kërkoi për të paraqitur dokumentet e identifikimit, shtetasi L. K., 32 vjeç është larguar me vrap.
Punonjësit e policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë arritur ta ndalojnë në rrugën “Don Bosko”, dhe më pas e kanë shoqëruar në komisariat.
Gjatë shoqërimit të tij, policia bën me dije se ky shtetas ka shfaqur probleme shëndetësore.
Menjëherë është dërguar në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.
Informacion paraprak
Më datë 19.10.2022, rreth orës 23:07, Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, gjatë kontrollit të territorit, kanë konstatuar në rrugën “Riza Cuka” një shtetas të cilit i kanë bërë thirrje për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentat e identifikimit.
Sapo patrulla i kërkoi për të paraqitur dokumentat e identifikimit, shtetasi L. K., 32 vjeç është larguar me vrap. Punonjësit e policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë arritur ta ndalojnë në rrugën “Don Bosko”, duke kryer më pas edhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.
Gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shendetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.