-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Po përpiqet të më mbyllë gojën”, Shehaj: Rama më ka sekuestruar biznesin

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj nga foltorja e parlamentit ka akuzuar Edi Ramën se po përpiqet ti mbyll gojën duke i sekuestrua biznesin.  

“Gjithçka ka nisur nga këtu. Të nderuar kolegë kjo foto tregon forcat e policisë brena ambienteve të biznesit tim. Polica ka vendosur shirin dhe nuk lejon asnjë që të ndërhyjë. Prej tre javës askush nuk nuk mund të hy.

Me një pretekst banal ju mbyllni një biznes që ka qindra të rinj të punësuar ju nuk  e keni idenë se sa sakrifica duhen për të mbajtur një biznes.

Ju biznes quani vetëm marrjen e parave publike përmes tenderave qe shpërndani tek familjarët dhe ortakët tuaj. Per ju biznes është e barabarte me afere. Ju quani biznesmene kushërinjtë dhe te afërmit tuaj investitorë strategjikë, qe marrin prone publike dhe pastrojnë paratë e korrupsionit.

Ky është koncepti juaj i biznesit dhe nuk ka lidhje me biznesin e vërtetë. Biznesi i vërtetë bëhet me djersë dhe përkushtim.

Por në fakt, thelbi këtu nuk është mbyllja e një biznesi të ndershëm, ky është një sulm i pastër politik.

Një hakmarrje e verbër e Edi Ramës ndaj denoncimeve për aferat e rënda korruptive që unë kam bërë nga kjo foltore dhe njëkohësisht edhe një presion për të më mbyllur gojën.

Por harrojeni se un do hesht. Nuk më intimidoni, përkundrazi më motivoni më shumë. Unë do them atë që qytetarët e ndryshëm duan. Të vërtetën. Nuk prej që ju të tërhiqni unë nuk bëj pazare me ju. Të drejtën do ta kërkoj në gjykatë. Në Shqipëri apo në Strasburg.” tha Shehaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit