Në mesnatë pas një seance maratonë, parlamenti i Shqipërisë votoi hapjen totale të dosjeve me 94 vota pro. Ishte grupi i deputetëve të Enkelejd Alibeajt që bashkoi votat me PS-në për hapjen e dosjeve. Por socialistët jo të gjithë ishin në unison. Dy deputetë socialistë, numri dy i së majtës Damian Gjiknuri dhe deputeti Nasip Naço abstenuan. 97 deputetë morën pjesë në votim, 43 ishin por nuk morën pje
Por cfarë synon ligji?
Nisma për disa ndryshime në ligjin për “Të drejtën e informimit për dokumentat e ish Sigurimit të shtetit”, parashikon ndër të tjera hapjen e dosjeve, deklasifikimin e të gjithë dokumentave nga 29 Nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991 të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë, si dhe heqin pengesat për riverifikimin e figurës së personave që kanë një çertifikatë të mëparshme pasurie, kur për ta, shfaqen informacione të reja.
Zanafilla e këtyre ndryshimeve ishte një shkresë që Autoriteti i Dosjeve, i dërgoi parlamentit në fund të muajit korrik, ku bënte të ditur se emri i ish presidentit Ilir Meta “figuron në dokumentat e krijuara nga strukturat e ish Sigurimit të Shtetit”.
së.