-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Yuri Kim shkon sërish në Gjykatën Speciale

Kryesoret

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka shkuar sot sërish në gjykatën Speciale. Diplomatja ka takuar gjyqtarët e GJKKO-së, të cilët kanë në duar disa dosje të nxehta.

Dy ditë më parë, pasi takoi gjyqtarët e shkallës së parë, Kim i mbështeti në punën e tyre për drejtësinë e re.

“Vendimet tuaja kanë rritur besimin e publikut tek institucionet e drejtësisë, u mundësuan partnerëve ndërkombëtarë që të fillojnë sërish t’u besojnë homologëve shqiptarë dhe më e rëndësishmja, u thanë njerëzve të këqij se ligji po funksionon.

Shqipëria nuk ka parë kurrë që zyrtarë të tillë të lartë të shpallen fajtorë me vendime përfundimtare. Kjo është një kohë kritike për reformën në drejtësi. Kriminelët po e ndjejnë presionin. Kjo do të thotë se përpjekjet e tyre do të jenë edhe më intensive dhe ju duhet të rezistoni.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe populli shqiptar nuk duan që gjykata të kthehet në mënyrat e vjetra. Le të sigurohemi që ato kohë të mbeten në të kaluarën, njëherë e përgjithmonë”, u tha ambasadorja gjyqtarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit