-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-këshilltari i Trump dënohet me katër muaj burg

Kryesoret

Steve Bannon, ish-udhëheqësi i fushatës së Donald Trumpit dhe strategu i tij në Shtëpinë e Bardhë, u dënua nga një gjykatë federale e Uashingtonit me katër muaj burg dhe një gjobë prej 6500 dollarësh për shpërfillje të Kongresit dhe pasi refuzoi të dëshmonte në hetimin për sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kongresit Amerikan.

Sipas prokurorëve, që nga marrja e thirrjes, Bannon “ka ndjekur një strategji të kundërshtimit dhe përbuzjes së autoriteteve”.

Me mbërritjen në gjykatën federale në Uashington, Bannon u prit nga protestuesit që bërtisnin “Tradhtar. Fashist!”

Me një ton sfidues, Bannon u tha gazetarëve: “Mos harroni, ky regjim i paligjshëm, dita e gjykimit të tyre është më 8 nëntor”, duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme të Kongresit.

Departamenti i Drejtësisë kishte kërkuar një dënim me gjashtë muaj për Bannon, duke cituar në dosje hetimore se, në vend që të bashkëpunonte me gjykatën, Bannon “frustroi në mënyrë të vazhdueshëm një hetim të Kongresit me rëndësi të madhe kombëtare”.

Pavarësisht dënimit me burg, Bannon mund të qëndrojë jashtë edhe vitin e ardhshëm duke apeluar çështjen e tij.

Hetimi i nisur nga një komitet i posaçëm i Dhomës së Përfaqësuesve vlerësoi se Bannon e dinte paraprakisht planin e mbështetësve të linjës së ashpër të Trump për të sulmuar Kongresin më 6 janar me synim për të parandaluar që demokrati Joe Biden të konfirmohej si presidenti i ardhshëm.

Ndërsa të tjerët u gjetën fajtorë në skemë, Trump akordoi një falje të plotë për Bannon përpara se të largohej nga detyra në janar 2021, duke çuar në rrëzimin e akuzave kundër tij./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit