Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha sot se beson që pas ligjit të miratuar mbrëmë në parlament për hapjen totale të dosjeve qëndron një pazar mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Por ish-kryetarin e PD-së nuk e ka frikë, pasi sipas tij, nuk ka fuqi për hakmarrje.
“Basha nuk ka më fuqi për asnjë lloj hakmarrje. Lulzim Basha cfarë kishte për të bërë e bëri, ai dinjitet, moral dhe besë nuk ka. Basha nuk ka fuqi, por do të prishë punë sa të mundet. Ai është peng” tha ai.
Madje, e akuzoi Lulzim Bashën, ashtu si Sali Berisha për pasurim në opozitë si pasojë e pakteve me Ramën në dëm të PD-së.
“Shikoni llogaritë e familjes si kanë qenë para dhe kur erdhën në opozitë, opozitarë më të sukseshëm nuk ka parë bota” tha ai.
Në fund, Meta u shpreh pro protestës mbrëmjen e sotme në Tiranë që do të zhvillohet pas vdekjes së të riut Lear Kurti në duart e policëve.
“Protesta është e domosdoshme. Ne mbështesim cdo protestë, aq më tepër një të tillë, ku vrasësi përsëritës është policia e Tiranës. Ne e mbështesim plotësisht këtë dosje” tha ai.