Në konferencën e përjavshme për mediat kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur edhe një herë për vdekjen e Lear Kurtit. Sipas Berishës Kurti mbërriti i vdekur në spital por mjekut e përgënjeshtruan të vërtetën.
“Një 32-vjeçari iu mor shpirti nga patrulla e Policisë së Shtetit.
Lear Kurti po kthehej në banesën e tij, iu kërkua të ndalonte dhe e besueshme, ajo që thotë policia, se nuk ndaloi. Por Lear Kurti nuk ishte i armatosur. Lear Kurti nuk po kryente asnjë vepër flagrante.
Në vendin ku u ndalua dhe në të gjithë zonën, kishte kamera të panumërta, me të cilat mund të identifikohej pa asnjë vështirësi.
Por pavarësisht nga këto, patrulla e policisë u vërsul drejt tij, e ndoqi dhe si përfundim e çoi të vdekur në komisariat.
Sipas të dhënave nga një keqtrajtim brutal dhe terror i vërtetë ndaj tij.
Asnjë rregull nuk është respektuar në hetimin e kësaj vrasje. Në hetimin e kësaj barbarie ndaj një njeriu. Të supozojmë se këtij i ndaloi zemra vërtet, por për të faktuar këtë gjë, duhej korrektesa absolute në çdo hap. Nuk vdes natyralisht një i ri 32-vjeçar. Ka injorancë të kriminelëve që shpallin një gjë të tillë. Është përjashtim i të gjitha përjashtimeve.
U vërsulën kriminelë të tjerë me uniformë, me në krye Ardi Veliun, për të falsifikuar dhe deformuar çdo të dhënë. Njoftuan se të riun e dërguan në spital në gjendje të rëndë dhe ndërroi jetë në spital. Ndërkohë që e dërguan kufomë, e dërguan të vdekur në spital. Dhe u përgënjeshtruan nga spital menjëherë.
Në kundërshtim absolut me praktikën e hetimit, ndërmorën autopsinë sikur të ishin klandestinë, në ora 4 të mëngjesit. E palejueshme për një akt autopsie, sidomos kur thua për vdekje natyrale,” tha Berisha.