-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mos rrezikoni”/ Ambasada thirrje shqiptarëve që udhëtojnë me gomone drejt Britanisë së Madhe

Kryesoret

Ambasada Britanike në Tiranë i ka bërë apel qytetarëve shqiptarë që të mos udhëtojnë me gomone drejt Mbretërisë së Bashkuar pasi është e rrezikshme.

Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se udhëtimi përmes kanalit është i rrezikshëm për shkak të kushteve atmosferike.

Postimi i Ambasadës Britanike në Tiranë:

Duke u përpjekur për t’u larguar nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar mund të humbësh edhe jetën nga kushtet e rrezikshme të motit. Mos rreziko! Gjithashtu ambasada ka publikuar dhe udhëzime dhe paralajmërime mbi rreziqet e udhëtimit të paligjshëm.

Rreziqet e udhëtimit drejt MB-së me anije të vogla përfshijnë:

  • kushtet e detit ndryshojnë shpejt – anija mund të përmbyset apo të zhytet
  • ju mund të bini në det dhe të mbyteni – kjo mund të ndodhë brenda disa minutave pasi uji është shumë i ftohtë
  • anija mund të prishet gjatë udhëtimit – anijet që ofrojnë kontrabandistët shpesh janë të papërshtatshme për udhëtime të gjata
  • anija juaj mund të goditet nga një anije më të madhe – deti mes Anglisë dhe Francës është zona me trafikun më të madh detar në botë

Rreziqet e udhëtimit drejt MB-së të fshehur në një kamion përfshijnë:

  • mund të shtypeni teksa mundoheni të kapeni në një mjet në lëvizje
  • rrezikoni të vdisni të ngrirë brenda një mjeti frigoriferik
  • mund të mbyteni lehtësisht nga mungesa e ajrit në një kontejner ose kamion mallrash të mbyllur
  • mund të lëndoheni nga sende që mund të bien sipër jush
  • mund të rrëzoheni në rrugë ose poshtë kamionit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit