-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Propozimi franko-gjerman, Escobar: SHBA nuk ka vendosur afate

Kryesoret

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor në një intervistë për RTS ka thënë se SHBA-ja mbështet propozimin franko gjerman derisa ka theksuar se në procesin e negociatave s’ka afate kohore.

Ai ka thënë se as Gjermania e as Franca s’janë duke kërkuar zgjidhje urgjente por përshpejtim të procesit të negociatave.

“Nuk jam i vetëdijshëm se propozimi evropian kërkon një zgjidhje urgjente brenda disa javësh, por sigurisht që kërkon përparim shumë të shpejtë në dialog”, ka thënë Escobar për RTS.

Ai tutje ka thënë se propozimi i Scholz dhe Macron duhet të merret në konsideratë meqë ai do të ndihmojë përparimin e dialogut.

Gjithashtu ka thënë se as Amerika s’ka vendosur ndonjë afat dhe me aq sa është në dijeni as evropianët s’kanë vendosur limite kohore.

“Unë nuk kam vendosur asnjë afat për këtë dhe ai propozim është ende në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE-ja, së pari nuk na takon ne të vendosim afate, por me sa di unë evropianët nuk kanë vendosur”, ka  thënë Escobar./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit